A ka gjë më të bukur se kur një mashkull i bukur vesh xhaketë të mirë lëkure
Të gjithë jemi të vetëdijshëm që Keanu Reeves është bamirës i madh. Për këtë shkak e adhurojmë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, nëse deri tani nuk e keni adhuruar, qe disa raste që të ndryshoni mendim.
Në të vërtetë, Keanu i fuqishëm është fytyrë e re mbrojtëse e shtëpisë së modës Saint Laurent.
Shtëpia e modës pesëdhjetëvjeçarin Keanu Reeves e ka angazhuar për promovimin e marketingut në bazë të fotografive bardhë e zi të publikuara profilin zyrtar të tij në Instagram.
Adhuruesit e personalitetit dhe veprës së aktorit hollivudian kanë lavdëruar shtëpinë e modës për shkak që kanë angazhuar Keanu Reeves.
Aktori gëzon simpati të madhe në gjithë botën për shkak të punës humanitare.
Me gjithë famën, Keanu nuk sillet si person i famshëm i pasur. Përkundrazi, shpesh mund të shihet duke udhëtuar me tren apo duke vozitur biçikletën. /Telegrafi/