Ai nuk ka pasur një të dashur serioze për dekada, dhe asnjëherë nuk është shfaqur me një grua ndërsa ishte në tapetin e kuq gjatë karrierës së tij 35- vjeçare.
Por, kjo ndryshoi këtë fundjavë kur Keanu Reeves mbajti duart me bashkëpunëtoren e biznesit Alexandra Grant në mbrëmjen gala të LACMA Art + Film, e prezantuar nga Gucci në Los Angeles, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Aktori, 55 vjeç, dhe artistja, 46 vjeçe, nuk e lëshuan njëri-tjetrin pasi shkëmbyen shikime të ëmbla, dhe pozuan për dhjetëra foto para shtypit ndërkombëtar, duke dëshmuar se nuk kishin asgjë për të fshehur.
Keanu dukej krenar që ishte me gruan që i ka rrëmbyer zemrën teksa goditi ngjarjen të shtunën. Ylli i rrezatoi asaj dhe e mbajti dorën gjersa shëtiste fotografët dhe shtypin kur po shkonin në muze.
Ylli botëror dukej i mahnitshëm në një kostum të zi, këmishë dhe kravatë të zezë, të kombinuar me çizme dhe me stilin e rëndomtë të flokëve.
Nga ana tjetër, dashuria e tij dukej shumë elegante në një fustan blu pa mëngë, me taka dhe rrathë byzylyk.
Përveç kësaj mbrëmjeje, ata bënë të njëjtën gjë në qershor kur morën pjesë në një ngjarje të modës Saint Laurent në Malibu, California.
Historia e marrëdhënies së Reeves dhe Grant filloi në vitin 2009, kur u takuan në një darkë. /Telegrafi/