Fansat e Keanu Reeves do ta kenë mundësinë që ta shohin aktorin në filmin e ri fantastiko-shkencor, “Replicas”.
Filmi që përfshin në vete edhe misterin dhe krimin është realizuar me regji të Jeffrey Nachmanoff.
Reeves luan rolin e shkencëtarit Will Foster, i cili në një aksident komunikacioni e ka humbur të gjithë familjen.
Ai bëhet i fiksuar pas përpjekjes për ta gjetur metodën që t’i rikthejë në jetë, me ndihmën e teknologjisë së klonimit.
Foster tregon se çfarë është i gatshëm të bëjë që ta mbrojë familjen e tij, madje edhe kur duhet ta kundërshtojë qeverinë, policinë dhe ligjet.
Kritikët e filmit projektin e ri të Nachmanoff e përshkruajnë si kombinim të “Frankenstein” dhe disa dhjetëra filma të tjerë fantastiko-shkencorë.
Krahas aktorit kanadez, i cili ka luajtur në shumë filma fantastiko-shkencor duke e përfshirë edhe “Matrix”, në filmin e ri luajnë edhe Emily Alyn Lind, Alice Eve, Thomas Middleditch, John Ortiz, Emjay Anthony, Amber Townsend, Nyasha Hatendi dhe shumë të tjerë.
“Replicas” pritet të nisë shfaqjen nëpër kinema kah mesi i vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
https://youtu.be/YYoypeZmjHE