Telegrafi

Keanu Reeves krenar që është person me ngjyrë

Keanu Reeves, foto:Getty Images/Guliver

Aktori i famshëm, Keanu Reeves së fundmi ka dhënë një intervistë për Essence, i cili ka folur hapur për faktin që është pjesë e njerëzve me ngjyrë.

Edhe pse shumica e fansave e njohin si yllin 54-vjeçar nga Kanadaja, ai faktikisht ishte rritur i rrethuar me kulturë kineze dhe thotë se është krenar me trashëgiminë e tij.

Keanu tha se ai “megjithatë nuk është përfaqësues” për aktorët aziatikë në Holliwood. “Shpresoj se çfarëdolloj mundësie të kem pasur, ose punën që jam duke e bërë, në ndonjë mënyrë mund t’i argëtojë dhe gjithashtu nuk dua të them mësojë, por të ketë një lloj vlere që del prej saj”, ka shtuar më tej aktori.

Aktori gëzon simpati të madhe në gjithë botën për shkak të punës humanitare. Me gjithë famën, Keanu nuk sillet si person i famshëm i pasur. /Telegrafi/

KEANU REEVES dhe HALLE BERRY IN JOHN WICK (Foto: Essence)