Site icon Telegrafi

Keanu Reeves humbi kontrollin e automjetit në një garë profesionale në Indiana

Aktori Keanu Reeves bëri debutimin e tij profesional dje në ‘Indianapolis Motor Speedëay’ në Indiana, por për shkak të pakujdesisë në një moment humbi kontrollin e mjetit.

Siç shkruan Mirror.uk, gjatë vozitjes, aktori ka rënë nga pista në bar dhe mezi ka shmangur një përplasje me një shofer tjetër.

Kjo ndodhi në xhiron e nëntë të garës dhe aktori 60-vjeçar arriti të rikthehej në pistë pas kësaj.

Në gjysmë të garës dramatike të së shtunës, Reeves e gjeti veten në një moment pikëllues, por arriti ta përfundonte garën i padëmtuar. Pasi rifitoi kontrollin pas aksidentit, ai u kthye në aksion.

“Mendoj se të jesh kaq afër, thjesht të shohësh shpejtësinë dhe mënyrën se si makinat hyjnë dhe dalin nga kthesat është e mahnitshme”, tregoi Reeves pas garës.

Ai zuri vendin e 31-të dhe më pas tregoi shpirtin e tij konkurrues dhe përfundoi në vendin e 25-të. Edhe pse ka pësuar një aksident, ai nuk do të dorëzohet pasi aktualisht po përgatitet për një tjetër garë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Keanu Reeves

Rastësisht, së fundmi tërhoqi vëmendjen duke u paraqitur në eventin e ‘MotoGP Liqui Moly Motorrad Grand Prix’ në Gjermani ku ishte me të dashurën e tij Alexandra Grant, dhe më parë është parë në kualifikimet e Formula 1 në Britaninë e Madhe.

Keanu Reeves

Ylli i famshëm është adhurues i mjeteve me adrenalinë, madje ka kompaninë e tij të prodhimit të motoçikletave të quajtur ARCH. /Telegrafi/

Exit mobile version