Site icon Telegrafi

Keanu Reeves e pranon se ishte i dashuruar në Sandra Bullockun

“Speed” nuk ishte vetëm një sukses i madh si film – gjithashtu shkaktoi gati një romancë të vërtetë.

Keanu Reeves, i cili luajti rolin e policit të Los Angelesit në filmin e vitit 1994, ka zbuluar se i pëlqente Sandra Bullock.

Rrëfimi i madh erdhi gjatë paraqitjes në The Ellen DeGeneres Show kur u shfaq imazhi i Bullockut duke i thënë asaj vitin e kaluar se ajo kishte qenë e etur për të gjatë filmimit.

“A e dini se ajo ishte e dashuruar në ty? Jo?” , moderatorja e pyeti Reevesin, duke e bërë atë të pranojë “Ajo padyshim nuk e di, por mua më ka pëlqyer”.

“Unë nuk mund të besoj se ju të dy ishit të dashuruar në njëri-tjetrin dhe ishit aq të frikësuar”, tha DeGeneres.

Thekojmë se aktorja më parë kishte deklaruar se “Pranë tij e kisha të vështirë të qëndroja serioze, veçanërisht kur më shikonte. Megjithatë, me sa duket atij nuk i pëlqente diçka tek unë, prandaj nuk patëm lidhje”.

Dymbëdhjetë vjet pas filmit “Speed”, çifti punoi së bashku përsëri në “The Lake House” – edhe pse duket se shkëndija mund të ketë zbehur deri atëherë, pasi asgjë nuk ndodhi midis tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version