Telegrafi

Keane thotë se janë disa lojtarë që nuk e meritojnë ta veshin fanellën e Unitedit

Legjenda e Manchester United, Roy Keane, ka shpërthyer kundër lojtarëve të “Djajve të Kuq” pas humbjes me katër gola në derbin kundër Manchester City.

Lojtarët e Ralf Rangnick u mbajtën disi në pjesën e parë, mirëpo në të dytën u shpartallian tërësisht nga kampioni në fuqi i ligës

“I fal gabimet, por duhet të luftosh. Ka lojtarë në skuadër që nuk duhet të luajnë më kurrë për United. Ishte e turpshme. E fal mungesën e cilësisë në pjesën e dytë, pasi City është një skuadër e shkëlqyer”, ka deklaruar Keane.

Lexo po ashtu Vazhdon forma e tmerrshme e Maguire, askush nuk mund ta kuptojë sjelljen e tij me topin

“Ata janë një skuadër fantastike, që ka 3-4 vite që dominon, prandaj janë kampionë. Si luajti United në derbi?”.

“Zëvendësuesit që futen dhe ti shpreson që do të ndikojnë në ndeshje, janë të papërgatitur. Luajtën burra kundër çunakëve. Lojtarët e United u dorëzuan. Turp të kenë”, shtoi legjenda e United.

Pas javës së 28-të, Manchester City vazhdon të jetë lider me 69 pikë, ndërsa United ka dalë jashtë top katërshes me këtë humbje, që ka 47 sosh, një më pak se Arsenali që pozicionohet në të katërtin. /Telegrafi/