Telegrafi

Keane shkatërron Burnleyn

Sulmuesi irlandez hapi serinë e golave pas 18 minutash lojë, pasi ishte i saktë nga penaltia, ndërsa rezultatin që në pjesë të parë e dyfishoi Jermaine Jenas (33’).

Tre golat e Keane të shënuar në 16 minutat e fundit të takimit, fundosën mysafirët e Burnleyt (74’, 77’ dhe 87’).

Me këtë fitore Tottenham iu rikthehet lojërave impresive dhe fitoreve bindëse, pas dy humbjeve radhazi ndaj Manchester United dhe Chelseat.