Telegrafi

Keane: Nuk ndjej asgjë për United

Menaxheri i Ipswich Town është legjendë në Old Trafford dhe ende admirohet nga fansat e klubit, ku luajti 479 ndeshje gjatë 12 viteve, fitoi shtatë tituj të ligës dhe mbajti shiritin e kapitenit.

“Jam shumë i sigurt se ata më kanë fshirë mua nga historia dhe unë i kam fshirë ata nga historia ime, andaj nuk kam interes. Gjithmonë keni interes të paktë për ish-klubet tuaja, mos më keqkuptoni, por unë kam qenë me Rockmount, Cobh, Sunderland, Forest, Celtic, por nëse mendoni se po pres dhe se shpresoj ata do të fitojnë trofe, jo”, ka thënë Keane.

“Kam parë në aspektin e biznesit se çfarë mund t’u bëjnë këta klube njerëzve. Nuk kam lidhje emocionale me këta klube. Jam i qetë dhe të gjitha prioritetet e mia tash janë me Ipswich”, ka shtuar anglezi. /Telegrafi/