Telegrafi

Keane në West Ham, Gudjohnsen në Tottenham?

Daily Mail shkruan se Keane mund të largohet nga Spurs për të kaluar në radhët e West Ham United. Agjentët kanë kërkuar vazhdimisht një stacion të ri për Keane, i cili është duke u lënë jashtë formacionit startues nga trajneri Harry Redknapp.

Keane do të largohet për t’ia lënë vendin Eidur Gudjohnsen, i cili pritet të arrijë në Tottenham na Monaco, pavarësisht se kishte kaluar testet mjekësore në West Ham më herët gjatë kësaj jave./Telegrafi/