Telegrafi

Keane: Kane, numri nëntë më i mirë në botë

Ish- ylli i Tottenham Hotspur dhe Irlandës, Robbie Keane beson se Harry Kane është numri nëntë më i mirë në futbollin botëror.

Sulmuesi anglez aktualisht është jashtë fushave pasi një dëmtimi në nyjën e këmbës në humbjen e Spurs ndaj Manchester Unitedit muajin e kaluar.

Por, ai tashmë ka arritur 20 gola deri tani këtë sezon dhe ka fituar gjithashtu Këpucën e Artë në Kupën e Botës në verën e kaluar në Rusi .

Lexo po ashtu Gara për 'Këpucën e Artë' 2018-19: Messi, Mbappe, Ronaldo dhe të tjerët

Keane nuk është i panjohur me golat e shënuar për Spurs, pasi ka shënuar 120 sosh në 298 paraqitje në dy kohët e tij të kaluara për klubin e Londrës dhe ka dhënë fjalë të mëdha për anglezin.

Në një intervistë për Spurs TV, 38-vjeçari shprehu pikëpamjen e tij se Kane është bërë sulmuesi më i kompletuar në futboll.

“Për mua, në këtë moment, në këtë kohë, unë nuk mendoj se ka një numër më të mirë nëntë në botë”, ka thënë fillimisht Keane.

Keane njihet si legjendë e Tottenhamit (Foto: Paul Gilham/Getty Images/Guliver)

“Do të thosha se ai është numri nëntë më i mirë në këtë kohë. Ai ka gjithçka”.

“Ai shënon gola me këmbën e majtë, këmbën e djathtë, kokë, penalti dhe gjuajtje të lira”, përfundoi ish-ylli irlandez. /Telegrafi/