Telegrafi

Keane: Arsenali, rreziku i United

“United mund të fitojë çdo ndeshje deri në fund të sezonit, pa kurrfarë dyshimi. Ata janë të freskët, ata kanë baraspeshën e duhur, përvojë të madhe dhe lojtarë klasi. A e keni parë Chelsean të dielën ndaj Blackburnit? Ata flasin për shpirt ekipor, por unë këtë nuk e pashë”.

“Mendoj se pa kurrfarë dyshimi Arsenali është rreziku më i madh i United në garën për titull”.

“Unë dëgjoj të gjithë lojtarët dhe trajnerët që flasin për shpirt dhe karakter. Vetëm shikojeni se si po i trajton United humbjet dhe fitoret, ata janë më të mirët në botë për këtë”, deklaroi Keane për Sky Sports. /Telegrafi/