Legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane ka folur pas ndeshjes së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Anglisë.
Kosova u mposhti 5-3 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në St Mary’s të vlefshme për Grupin A në kuadër të eliminatoreve Euro 2020.
Paraqitja e djelmoshave të Bernard Challandes u vlerësua lartë nga te gjitha qarqet angleze.
I fundit që lavdëroi paraqitjen e Dardanëve ishte ish-mesfushori i Unitedit, Keane, i cili tha ndër tjerash se Anglia mezi priste të mbyllej ndeshja.
“Ndeshja Angli-Kosovë ishte e mrekullueshme për t’u shikuar”, ka thënë fillimisht Keane pas ndeshjes.
“Kosova nxori në pah mangësitë që ka Anglia”.
“Në pjesën e dytë, ata po e humbnin topin shumë nga presioni dhe mezi prisnin të kryhej ndeshja”, përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/