Site icon Telegrafi

KE: Vendimi të përdoret për të forcuar, por jo dobësuar demokracinë në vend

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2015-02-26 12:39:12Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comۇ

Komisioni Evropian (KE) ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë për t’ia kthyer kreytarit të shtetit të drejtën e faljes së të denuarve për parregullsi zgjedhore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën e saj për Deutsche Welle, zëdhënësja Maja Kocijançiç thotë se presin që t’i iket çdo veprimi që është në kundërshtim me Marrëveshjen e Përzhinos dhe reformat të cilat duhet ta kthejnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe ta nxjerrë vendin nga kriza politike, prandaj çfarëdo sugjestion për të mos dënuar vepra të lidhura me zgjedhjet do të jetë në kundërshtim me tentimet e vendit dhe të bashkësisë ndërkombëtare për krijuar kushte për mbajtje të zgjedhjeve të besueshme.

Më tej, Kocijançiç thotë se një vendim i tillë do të jetë në kundërshtim edhe me vendimin e parlamentit dhe partive politike për të formuar Prokurorinë Speciale, e cila duhet t’i shqyrtoj dhe ndjekë shkeljet, përfshirë edhe veprat që kanë të bëjnë me zgjedhjet e mëhershme, duke theksuar se pret që ky vendim të përdoret në drejtim të forcimit dhe jo të dobësimit të demokracisë./Telegrafi/

Exit mobile version