Site icon Telegrafi

KE: Vala e dytë e coronavirusit është e pashmangshme

Vala e dytë e epidemisë së COVID-19 është e pashmangshme, deklaroi sot eurokomisarja për shëndetësi, Stella Kiriakidis, duke shtuar se me rëndësi është që karantinës së dytë t’i qasemi me më shumë maturi.

KE-ja prezantoi masa afatshkurta për përforcim të gatishmërisë së sistemeve shëndetësore evropiane për valë të dytë të coronavirusit.

Sipas rekomandimeve të Komisionit evropian, masat nacionale kundër epidemive duhet t’u përshtaten karakteristikave të popullatës, përfshirë edhe ato kulturologjike, me qëllim që opinioni të ketë besim. Ky nuk është momenti më i ndritur për BE-në”, deklaroi nënkryetari i Komisionit evropian, Margaritis Shinas lidhur me mospërmbushjen e rekomandimeve paraprake të Komisionit.

Sipas KE-së, është e domosdoshme vigjilenca e vazhdueshme dhe gatishmëria për veprim të shpejtë nga ana e saj dhe nga ana e vendeve të BE-së, në mënyrë që të mund të kontrollohet përhapja e sëmundjes dhe të evitohen kufizimet e reja të plota të lirisë së lëvizjes.

Çdo vit, gripi sezonal u bën presion sistemeve shëndetësore evropiane, prandaj u bëjmë thirrje vendeve të BE-së të mendojnë për ndërmarrje të aktiviteteve për ta parandaluar atë, për shembull, me rritjen e qasjes drejt vaksinave, me fillim të hershëm të fushatave për vaksinim dhe me zgjerim të vëllimit të këtyre fushatave, me furnizim publik të medikamenteve”, kumtoi KE-ja. SË shpejti priten udhëzime për tërë këtë nga Qendra evropiane për preventivë dhe kontroll të sëmundjeve.

Kiriakidis tha se KE-ja ende po bisedon me prodhuesin e medikamentit remdesivir, që e përshpejton rikuperimin e pacientëve me coronavirus. Sipas saj, medikamenti është i kapshëm në BE, ndërsa sasitë e reja, për të cilat po negociohet, do të shpërndahen mes vendeve evropiane sipas nevojës.

Exit mobile version