Telegrafi

KE: Spanja dhe Portugalia kanë devijuar standardet buxhetore

Komisioni Evropian deklaroi sot zyrtarisht se Spanja dhe Portugalia kanë devijuar vijën e standardit buxhetor, duke ia drejtuar si çështje ministrave të Financave të BE-së për të marrë në konsideratë ndjekjen e një procedure për fillimin e sanksioneve, i pari në radhë i këtyre masave.

“Të dy shtetet kanë dalë nga norma gjatë korrigjimit të deficitit në shkallë të gjerë, duke mos përmbushur objektivat buxhetore”, bëri të ditur zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, cituar në një deklaratë.

“Kam besim tek ministrat e Financave të BE-së në mënyrë që të konfirmojnë së shpejti vlerësimin tonë”, deklaroi komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici.