Site icon Telegrafi

KE rekomandon hapjen e negociatave me kushte për Shqipërinë

Shqipërisë i është ndezur drita jeshile për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Lajmi ka ardhur nga komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Bisedimet për Zgjerimin Johannes Hahn, i cili lexoi progres- raportin e vitit 2016 dhe verdiktin për Shqipërinë.

Hapja e dritës jeshile vjen me kushtëzim për disa sektorë, si reforma në drejtësi, rivlerësimi i gjykatësve dhe prokurorëve, si dhe zbatimi i ligjit të Vettingut.
“Shqipëria ka bërë progres. Reforma është domethënëse në gjyqësor. Puna për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, prodhimit dhe tregtimit të drogës ka qenë dhe vazhdon”, tha Hahn.

Ndërkohë, raportuesi i Komisionit Europian, Knut Fleckenstein, tha se Shqipërisë duhet t’i bëhet hapja e negociatave në vitin 2017 referuar punës së bërë vitin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version