Këngëtarja Mimoza Shkodra ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se sot (e shtunë) do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.
Kënga e saj më e re është baladë dhe titullohet “E urrej”, gjersa mësohet se ky ka qenë vetëm titulli i këngës dhe nuk ka të bëjë asgjë me jetën e këngëtares.
Kënga do të publikohet në orën 18:00 në kanalin Youtube, teksa fansat presin me padurim prodhimin më të ri muzikor të saj. /Telegrafi/