Telegrafi

Kë po e puth motra e Marina Vjollcës? (Foto)

Prezantuesja e njohur Marina Vjollcadhe motra e saj Luana Vjollca, janë ndërpersonazhet më të ndjekura në rrjetet sociale.

Ajo tash e një kohë jeton në Tiranë, bashkë me të dashurin e saj, reperin e njohur Getoar Selimi.

Marina shpesh herë ka publikuar fotografi të ndryshme në krah të Getit, por nuk kanë munguar as fotografitë e ndryshme me familjen e saj.

Lexo po ashtu Geti "ia gatuan" Marinës (Foto)

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në Instagram Story, ku ka prezantuar motrën e saj Lira Vjollca, e cila ndryshe nga Marina dhe Luana nuk është personazh i ekranit.

Megjithatë Lira ka një lidhje shumë të veçantë me shpendët, veçanërisht papagallin, të cilin as nuk heziton që ta puthë me buzën e saj tek sqepi, siç ka bërë së fundmi në videon e publikuar. /Telegrafi/

Lira Vjollca, motra e Marinës duke puthur papagallin e saj. Foto nga Instagram Story.