Telegrafi

Kë po e falënderon Haxhi Krasniqi?

Bokseri me famë botërore, Robin (Haxhi) Krasniqi, sot në profilin e tij në Facebook ka bërë një postim më ndryshe.

Krasniqi, që jeton dhe vepron në Gjermani, falënderon një firmë avokatësh nga Prishtina.

“Për bashkpunim profesional, të drejtë dhe shumë mbështetës, dua t´a falënderoj sot firmen e avokatëve JUDEX e cila e ka bazen kryesore në Prishtinë dhe është e mirënjohur në mbarë trojet shqiptare”, ka shkruar ai.

JUDEX konfirmon se e ka klient Krasniqin dhe se përkujdeset për çështjet e tij ligjore për çka ai u është mirënjohës.

Pra, avokatët e mirë Krasniqi nuk i gjeti vetëm në Gjermani. /Telegrafi/