Komisionari i Zgjerimit të BE-së Oliver Varhelyi njoftoi sot ndryshime në metodologjinë e procesit të pranimit në BE, duke thënë se ai do të përpiqet të shikojë të gjitha propozimet e shteteve anëtare dhe të diskutojë me ta, por edhe vendet kandidate, duke kapërcyer problemet.
Ai tha në Bruksel se Komisioni Evropian do të bënte gjithçka të mundshme për të lejuar Këshillin e BE të fillojë negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë marsin e ardhshëm.
“Kur bëhet fjalë për negociatat në vazhdim, ato nuk mund të lëvizin nga fillimi. Rregullat nuk mund të ndryshohen në mes të lojës, por zgjidhjet duhet të jenë në përputhje me politikën ekzistuese”, tha Varhelyi.
Ai bëri thirrje për krijimin e një procesi të pranimit në BE për Ballkanin Perëndimor që do të ishte “më dinamik dhe i besueshëm”, si për BE ashtu edhe për vendet kandidate.
Komisionari i ri i Zgjerimit theksoi se ai sheh sfidën më të madhe në pabarazitë e mëdha ekonomike midis shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve më të afërta me Bashkimin.
“Ne duhet të ndihmojmë më saktë që ata të afrohen, më fuqishëm dhe më shpejt”, tha Varhelyi.
Ai shtoi se zhvillimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor nuk mund të arrihet pa arritur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon./kp/Telegrafi/