Telegrafi

KE, parashikon rritje prej 1.3 për qind për Maqedoninë

Kjo theksohet në parashikimin ekonomik pranveror të Komisionit Evropian (KE), i shpallur sot në Bruksel.

Sipas burimit të njëjtë, shkalla e inflacionit sivjet do të arrijë 1.3 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm do të zvogëlohet në 31 për qind.

Deficiti në bilancin pagesor sivjet do të arrijë 6.2 për qind të BPV-së, ndërsa në vitin 2011 do të rritet 7.9 për qind të BPV-së.

Në vlerësimin e KE-së për Maqedoninë theksohet se kriza ekonomike ka lënë pasoja thuajse të padukshme në ekonominë vendore, e cila vitin e kaluar pati shkallë negative të rritjes prej 0.7 për qind.

Shtytësit kryesor të rritjes sivjet do të jenë konsumi personal dhe publik, ndërsa eksporti do të mbetet i dobët.