Site icon Telegrafi

KE parashikon 3.5 për qind rritjen ekonomike të Shqipërisë

Komisioni Evropian parashikon një rritje ekonomike të Shqipërisë prej 3.5 për qind gjatë vitit 2017.

Në bazë të parashikimeve ekonomike të bëra për vitin 2017, Komisioni vlerëson se kjo rritje e ekonomisë shqiptare pritet t’i atribuohet kryesisht investimeve private dhe shpenzimeve të kryerja nga individët.

Mbajtja e një politike monetare akomoduese, një përmirësim i tregut të punës dhe flukse të mëdha hyrëse të IHD-ve, pritet të mbështesin shpenzimet e konsumit dhe investimet e biznesit gjatë këtij viti dhe vitit 2018.

Në vijim të këtyre projektimeve pozitive, është parashikuar gjithashtu një rënie në deficitin fiskal dhe raportin e borxhit publik. Sipas Komisionit Evropian, kjo prirje rritëse do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2018, ku rritja ekonomike parashikohet në nivelet e 3.6 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version