Site icon Telegrafi

KE ofron mbi 62 milionë euro grant për hekurudhën shqiptare, Balluku: Projekt i rëndësishëm për Shqipërinë e rajonin

Komisioni Evropian ka vendosur t’i ofrojë 62 milionë euro grant qeverisë shqiptare, para të cilat do të përdoren për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të 8.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen e FB nga ministrja e Infrastrukturës dhe energjisë në Shqipëri, Belinda Balluku, e cila shprehet se ky projekt i rëndësishëm për Shqipërinë, por edhe rajonin do të ketë mbështetjen e Bashkimit Evropian.

“62 milionë euro grant për Shqipërinë nga Komisioni Evropian, të cilat do të përdoren për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridorit të VIII. Edhe një herë mbështetja e Bashkimit Evropian për vendin tonë është e hapur duke financuar një tjetër projekt të rëndësishëm, për Shqipërinë, por edhe rajonin”, ka shkruar Balluku në Facebook.

Exit mobile version