Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së sot vendosi për bllokim aktivë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Sipas Aleksandar Nikollovskit bllokimi i Kuvendi do të fillojë nga 10 maji.
Sipas tij ky vendim ka ardhur nga neglizhenca e partive në pushtet të LSDM-BDI-së që i bëjnë OBRM-PDUKM-së.
Ai tha se partitë në pushtet kanë kohë që deri më 10 maj të thirrin takim të liderëve ku do të bisedohet edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare, krizën ekonomike dhe krizën kombëtare me Bullgarinë./Telegrafi/