Site icon Telegrafi

KE miraton fondet për rindërtimin në Shqipëri, 100 milionë euro për shkollat dhe objektet arkeologjike

Komisioni Evropian ka miratuar paketën prej 100 milionë eurosh për rindërtimin pas tërmetit, të premtuar në konferencën e donatorëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi nëpërmjet një postimi në Twitter”.

“Me miratimin e paketës financiare 100 milion €, Bashkimi Evropian vazhdon angazhimin e tij për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit, ashtu siç po ofrojmë mbështetje për të adresuar krizën  COVID-19. Ne qëndrojmë pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe mbështesim të ardhmen e saj në BE”, shkruan Varhelyi. 

Programi i sapo miratuar do të përqendrohet në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore dhe do të bazohet në punimet e nisura tashmë nën programin ekzistues të rindërtimit 15 milionë euro të financuara nga Komisioni Evropian.

Programi i ri do të financojë më tej rehabilitimin e vendeve të dëmtuara të trashëgimisë kulturore, përfshirë monumentet, dhe vendet arkeologjike.

Exit mobile version