Site icon Telegrafi

KE merr vendim të ri për azilkërkuesit

Komisioni Evropian ka propozuar reforma për rregullat e azilit në vendet e Bashkimit Evropian, të cilat parashohin dënime të ashpra financiare ndaj vendeve që refuzojnë azilkërkuesit.

Organi ekzekutiv i bllokut evropian ka planifikuar sanksione prej 250,000 € për person.

Ky vendim i Komisionit Evropian është nxitur nga fluksi i madh i emigrantëve, të cilët kanë ‘bllokuar’ vendet e BE – së.

Komisioni Evropian do të kërkojë mbështetje nga shtetet anëtare të BE –së dhe euro deputetët.

Zyrtarët e BE shpresojnë në një marrëveshje të binjakëzimit me Turqinë për të reduktuar numrin e madh të emigrantëve.

Exit mobile version