Site icon Telegrafi

KE: Mbështetja për Maqedoninë dhe vendet tjera për refugjatët vazhdon edhe më tej

Komisioni Evropian përsëriti sot se vazhdon mbështetja e plotë për Maqedoninë dhe vendet tjera që nuk janë në BE, por që gjenden në shtegun ballkanik të kalimit të refugjatëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Agjencia e lajmeve citon zëdhënësen e KE-së, Natasha Berto të ketë thënë se BE-ja i mbanë rregullisht video konferencat me disa vende të shtegut ballkanik dhe se siguron mbështetje financiare për aktivitetet që lidhen me refugjatët.

Berto ka përmbyllur konferencën e shtypit me fjalët se ”ne vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për vendet e Ballkanit Perëndimor.”/Telegrafi/

Exit mobile version