Komisioni Evropian njoftoi se projekti i dërgimit drejt Turqisë i gjithë kontigjentit të migrantëve që mbërrijnë në Greqi nuk do të shkelte të drejtën ndërkombëtare, duke hedhur poshtë kështu çdo perspektivë të kthimeve kolektive ose të dëbimeve të azilkërkuesve.
“Nuk do të ketë as kthime në mënyrë kolektive as represione, sipas kësaj projektmarrëveshjeje”, tha për median zëvendëspresidenti i ekzekutivit evropian, Frans Timmermans duke u dhënë përgjigje shqetësimeve të mëdha të shfaqura për këtë çështje nga OKB-ja.
”Procedurat e përshpejtuara që do të miratohen për zbatimin e kësaj marrëveshje të diskutueshme përpara se të finalizohen në samitin në Bruksel të enjten dhe të premten, do të garantojnë procedura individuale në përputhje me legjislacionin”, sipas Komisionit.
Ideja e mbrojtuar nga Brukseli do të jetë e zbatueshme, pasi Greqia të pranojë se Turqia është një vend i tretë i sigurt.