Telegrafi

KE: Maqedonia ka të drejtë të mbroj kufirin e saj

Margaritis Schinas at the podium

Sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian (KE), Margaritis Schinas, Maqedonia ka të drejtë që të mbroj kufurin e saj nga kalimet ilegale, duke theksuar se skenat e djeshme dëshmojnë se është e nevojshme një zgjidhje evropipane për krizën e refugjatëve, transmeton Telegrafi.

Schinas thotë se Maqedonia është vendi i tretë i koordinimit ballkanik perëndimor dhe ka marrë mbi vete disa obligime në takimin e 25 tetorit të vitit të kaluar në Bruksel ndërmjet vendeve të rrugës së refugjatëve nëpër Ballkanin perëndimor.

Më tej, Margaritis Schinas thotë se BE mban kontakte me të gjitha vendet, posaçërisht pas Samitit ballkanik, dhe se insistojnë që këto vende të mbajnë lidhje me njëra tjetrën për menaxhimin e krizës me refugjatët./Telegrafi/