Telegrafi

KE: Kuvendi të ndërhyjë për të përmirësuar prokurimin publik

Kjo është bërë e ditur pas takimit të shefit të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi, me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, përfaqësuesit e prokurimit publik dhe zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi.

Kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se fillimisht do të punohet për të ndryshuar Ligjin për prokurimin, i cili, sipas tij, do të bëhet sipas standardeve të BE-së.

“Njësitë e prokurimit publik nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar situatën, andaj do të punohet që agjencitë e prokurimit të jenë në nivelin e duhur, ngase prokurimi ka përgjegjësi për mbrojtjen e parasë publike”, ka thënë Krasniqi. /ktv/