Telegrafi

KE: Kostoja e telefonatave roaming pëson ulje

Lajmi është njoftuar nga komisioneri për Teknologjinë në Bruksel, i cili tha se tashmë telefonatat hyrëse kushtojnë 10 cent për minutë dhe dalëse kushtojnë 32 cent për minutë. Këto tarifa janë përcaktuar që prej vitit 2007 dhe synohet që deri më 2015-tën ato të barazohen.

Ndërkohë grupet e interest, këtë rradhë O2, Vodafone, Orange dhe T-Mobile, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj kësaj mase, ndërsa kanë njoftuar se do ta çojnë këtë çështje në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. /Telegrafi/