Komisioni Evropian ende nuk i ka “finalizuar” kornizën e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Eurokomisari për zgjerim Oliver Varhelyi disa herë deklaroi se ato do të publikohen në qershor, informon AIM nga Brukesli.
Zëdhënsia Ana Pisonero duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve deklaroi se “Komisioni ende po punon për tekstet e hartimit të kornizave”.
“I kemi finalizuar dokumentet, nuk ka datë kur duhet të prezantohet, por qëllimi është që këto të bëhen sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Pisonero.
Korniza e bisedimeve janë paralajmëruar që nga fillimi i këtij muaji nga Komisioni Evropian. Ato nuk do të jenë kapshme për opinionin, thonë nga KE, do të publikohet vetëm deklarata. Këto korniza iu jepen vendeve anëtare në Këshillin e BE, të cilat pastaj duhet t’i miratojnë, dhe eventualisht t’i modifikojnë./Telegrafi/