Telegrafi

KE kërkon siguri dhe transparencë më të madhe të çmimeve në aviotransportin në BE

Me dokumentin e ri rregullohet dhënia e licencave për veprimtari në aviokomunikacionit, qasje deri te tregu i aeroplanit të BE-së, si dhe kontrollit ndaj aviokompanive të cilët kryejnë fluturime udhëtuese në vendet e Unionit.

Posaçërisht është e rëndësishme që kërkesa e avio-kompanive t’i kyçin absolutisht të gjitha të dhënat dhe ndryshimet çmimore në çmimin përfundimtar të biletës për udhëtim. Kjo do t’u mundësojë klientëve të aviokompanive të dijnë se sa saktësisht duhet të paguajnë për një udhëtim të caktuar, me qëllim që të mund të kërkojnë çmime konkurrente, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, duke e prezantuar dispozitën.

Me këtë dokument, gjithashtu, barazohen çmimet e aviokompanive për udhëtim në të njejtij relacion, pa dallim se në cilin vend të BE-së është rezervuar ose paguar bileta. Me këtë tejkalohen edhe të gjitha kufizimet ekzistuese, të cilat dalin nga marrëveshjest e ndërsjella midis vendeve të Unionit.