Komisioni Evropian uli sot parashikimet për rritjen ekonomike dhe inflacionin në eurozonë për vitin 2016 dhe 2017, për shkak të një konteksti botëror më pak të favorshëm dhe pasiguritë e lidhura me Brexit-in.
Në këto parashikime, ekzekutivi evropian përllogarit një rritje të PBB-së me 1.6 për qind në 2016 dhe 1.8 për qind në 2017 në Eurozonë, kundrejt 1.7 për qind në 2016 dhe 1.9 për qind në 2017 të parashikuar më datë 4 shkurt.
Për sa i përket inflacionit, Komisioni Evropian (KE) i rishikoi në rënie parashikimet me +0.2 për qind në 2016 dhe +1.4 për qind në 2017. Ndërsa në parashikimet e dimrit jepej një rritje me 0.5 për qind të çmimeve në 2016 dhe 1.5 për qind në 2017.
Në aspektin e punësimit, parashikimet e pranverës ishin pak më pozitive sesa ato të dimrit.
KE-ja parashikon një nivel papunësie me 10.3 për qind në 2016 dhe 9.9 për qind në 2017, ndërsa më 4 shkurt kishte parashikuar një nivel prej 10.5 për qind këtë vit dhe 10,2 për qind në vitin e ardhshëm. /Telegrafi/