Komisioni Evropian deklaroi sot se në raportimet e sivjetshme për Maqedoninë dhe Shqipërinë, rekomandon bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Vendimi është në dorën e Këshillit Evropian. Në e mbaruam punën tonë”, thotë Zëdhënësi i Komisionit.
Të martën javën tjetër është paraparë që Këshilli i BE-së të rishikojë çështjen në seancë në Luksemburg. Pritet që atëherë të vendosin se a do nis BE-ja bisedime të reja./Telegrafi/