Telegrafi

KE-ja nuk do të ndërtojë qendra për refugjatë në Maqedoni

Komisioni Evropian nuk ka për qëllim të ndërtojë qendra për refugjatë në Maqedoni, kurse qendra e të huajve e cila gjendet në Gazi Babë do të dislokohet në Stenkovec, deklaruan sot në Bruksel, përfaqësuesi për migrim Dimitris Avramopoulos dhe ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Të dy sot cekën marrëveshjen për aksione e zbatuar nga Agjencia për rojë të kufirit dhe bregdetit evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë lloj marrëveshja e nënshkruan me Shqipërinë, vijojnë nënshkrimet edhe me Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinë dhe me Malin e Zi.

Kjo marrëveshja, siç tha ministri Spasovski, i hap dyert për bashkëpunim më intensiv e bazuar në bashkëpunim dhe besim dhe do të ndihmojë për menaxhim më efikas me migrimin ilegal. Avramopoulos shtoi se kjo marrëveshje do të mundësojë, nëse duhet, këtë agjendë evropiane të bëj kontrollime në kufi bashkë me Policinë kufitare kombëtare.

Në raport me qendrën për refugjatë, në pyetjen gazetareske, Spasovski qartësoi se objekti i deritanishëm është në gjendje jo të mirë, dhe aty janë refugjatë që kërkojnë azil. Të gjitha raportet të Komisionit Evropian dhe të Avokatit të Popullit thonë se këto kushte nuk janë të përshtatshme dhe për këtë shkak, Maqedonia vendosi të marr para nga IPA fondet për qendër të re për refugjatë që do të vendoset në Stenkovec.

“Bëhet fjalë për hapësirë nga 70.000 metër katror, por objekti nuk do të jetë me madhësi të tillë. Objekt i tanishëm që është në mes shtëpive dhe banesave do ta dislokojmë jashtë qytetit në lokacion të duhur”, deklaroi Spasovski dhe shtoi se rreth 70 refugjatë deri tash kanë kërkuar azil dhe për momentin ka një numër të vogël të emigrantëve, apo rreth 40.

“Intensiteti i emigracionit ilegal është zmadhuar, por nuk shkon përmes rrugës së Ballkanin Perëndimor, por përmes Shqipërisë, Malit të zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha Spasovski./Telegrafi/