Telegrafi

KE-ja e përkrah Kosovën

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala tha se vendimi i GJND-së rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka hapur perspektiva të reja për vendin.
Sipas tij, aprovimi i Programit me FMN-në është një konfirmim tjetër i rëndësishëm i pjekurisë institucionale dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në BERZH.

Ndërsa, komisioneri i BE-së për Ekonomi dhe Politika Monetare, Oli Rehn tha se Kosova është në rrugë të drejt të zhvillimit ekonomik dhe se trendi pozitiv i këtij zhvillimi është duke u vërejtur.

“Dëshiroj të theksoj se Komisioni Evropian mbetet i përkushtuar për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës dhe natyrisht anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të ishte shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe në e përkrahim këtë”, tha komisioneri Rehn.

Nga ky takim u tha se shumë shpejt mbështetja buxhetore nga Komisioni Evropian do të realizohet dhe gjithashtu mbështetja e Komisionit Evropian në rrugën e anëtarësimit do të mundësoj që ky proces të realizohet në një të ardhme të afërt.

Ministri i MEF-it Ahemt Shala ka takuar gjatë të martës edhe Komisioneren për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ndihma Humanitare dhe përgjigje ndaj Krizave, Kristalina Georgieva. /Telegrafi/