Telegrafi

KE-ja 400 mijë euro për tregun e prodhimeve vendore

Komuna e Prishtinës ka fituar një grant nga Komisioni Evropian (KE), prej 400 mijë eurosh për ndërtimin e tregut të prodhimeve vendore. Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti këtë lajmë e ka bërë të ditur në profilin e tij në facebook.

Ai shkruan se “pas hapjes së suksesshme të fazës të ngrohjes me avull, sapo nënshkrova në emër të komunës grantin e fituar nga Komisioni Evropian në vlerë prej 400 mijë euro (total projekti 500 mijë euro) për krijimin e tregut të prodhimeve vendore”.

“Në bashkëpunim me Gratë në Biznes dhe CEED, nga viti i ardhshëm Komuna e Prishtinës do të ketë tri tregje mobile të prodhimeve vendore që do të lëvizin nga lagja në lagje me që rast fermerët e regjionit të Prishtinës do të kenë mundësinë të promovojnë dhe shesin prodhimet e tyre drejtpërdrejtë tek qytetarët. Kjo do të fuqizojë prodhuesit vendorë dhe do të krijojë vende të reja të punës”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/