Deputetët e pozitës dhe opozitës janë përplasur në Komisionin për Ekonomi për investitorët strategjikë në Kosovë.
Derisa kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka kritikuar ministren e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari për vonimin dhe stërzgjatje 2-vjeçare të shqyrtimit të 44 aplikacioneve për statusin e investitorit strategjik, deputeti nga VV-së, Armend Muja ka akuzuar kryetarin Shala se ka interesa të ngushta familjare me kompaninë garuese e ashtuquajtur “Mexikoluma”.
Për këtë, deputeti Shala tha se kjo është shpifje dhe tentativa për të devijuar raportimin e ministres Hajdari.
Shala ka kërkuar përgjigje nga Hajdari përse po kërkon MINT garanci shtesë për kompaninë “Kosmonte Foods”, kur dihet sipas tij, pushteti aktual ka mbështetur këtë kompani për të fituar statusin e investitorit strategjik në shkurt të këtij viti.
Hajdari gjatë raportimit lidhur me investimet strategjike në vend, ka thënë se 44 kompani kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik.
Sipas saj, disa prej tyre janë në procedurë të kompletimit të kritereve për përcaktimin e statusit të investitorit strategjik.
Ajo para deputetëve tha se nga të gjitha aplikacionet, 23 kompani për energjetikë, turizëm janë 11, shëndetësi është 1, transport po ashtu 1, si dhe për fusha të tjera 8. /KP/Telegrafi/