Telegrafi

KE i paralajmëroi shtetet me deficit të madh

Këtë mbrëmë në Bruksel, e deklaroi komisari europian për çështje ekonomike Joakin Almunia.

"Duhet t`i respektojmë rregullat e përcaktuara për të gjithë. Sa i përket çështjes së disiplinës buxhetore, ato janë të qarta – në rast se shteti ka shënuar ose planifikon deficit më të madh se tre për qind, atëherë duhet të fillojnë procedurat e përcaktuara me marrëveshje", deklaroi Almunia para gazetarëve në Parlamentin Evropian (PE).

Ai paralajmëroi se do t`i shqyrtojë llogaritjet e fundit të buxheteve të disa shteteve – Gjermanisë, Francës, Greqisë, Irlandës, Maltës dhe Holandës.

Shumica e këtyre shteteve kanë paraparë deficit më të madh se tre për qind, ndërsa vetëm Holanda ende ka gjasa për ta zgjidhur problemin.