Telegrafi

“Ke humbur dikë që të ka dashur pa kufi”, Max Ehrich flet sërish për Demi Lovato

Maxh Ehrich dhe Demi Lovato (Foto: Instagram)

Ndarja mes këngëtares Demi Lovato dhe aktorit Max Ehrich është duke bërë xhiron në rrjet.

Prej dyshes më aktiv mbetet Max, i cili vazhdimisht përmes paraqitjeve të tij flet për rrjedhën e marrëdhënies me Demin, shkruan Daily Mail.

Së fundmi, përmes një video në rrjetin social Instagram ai ka treguar se kjo është eksperienca më e çuditshme që ka përjetuar.

“Kjo është eksperienca më e çuditshme që kam përjetuar, pasi asnjë person nuk meriton të ndihet në këtë mënyrë”, është shprehur ai.

Mes tjerash ai shtoi: “Shpresoj që kjo të bën të lumtur. Shijoje. Ti sapo humbe një person që të ka dashur pa kufi, për gjithçka”.

Rastin ai e ka krahasuar me ndarjen e Ariana Grande me Pete Davidson në vitin 2018, pasi këngëtarja e kishte bërë të njëjtën gjë si Lovato.

Thuhet se krijuesja e hitit “Sorry not sorry” nuk i ka treguar aktorit se po ndahen, teksa ky i fundit e ka kuptuar nga lajmet.

Ish-çifti patën dashuri në shikim të parë në mars të këtij viti, ndërsa u fejuan në korrik, momente këto që përfunduan javën e kaluar. /Telegrafi/