Ndarja mes këngëtares Demi Lovato dhe aktorit Max Ehrich është duke bërë xhiron në rrjet.
Prej dyshes më aktiv mbetet Max, i cili vazhdimisht përmes paraqitjeve të tij flet për rrjedhën e marrëdhënies me Demin, shkruan Daily Mail.
Së fundmi, përmes një video në rrjetin social Instagram ai ka treguar se kjo është eksperienca më e çuditshme që ka përjetuar.
“Kjo është eksperienca më e çuditshme që kam përjetuar, pasi asnjë person nuk meriton të ndihet në këtë mënyrë”, është shprehur ai.
Mes tjerash ai shtoi: “Shpresoj që kjo të bën të lumtur. Shijoje. Ti sapo humbe një person që të ka dashur pa kufi, për gjithçka”.
Rastin ai e ka krahasuar me ndarjen e Ariana Grande me Pete Davidson në vitin 2018, pasi këngëtarja e kishte bërë të njëjtën gjë si Lovato.
Thuhet se krijuesja e hitit “Sorry not sorry” nuk i ka treguar aktorit se po ndahen, teksa ky i fundit e ka kuptuar nga lajmet.
Ish-çifti patën dashuri në shikim të parë në mars të këtij viti, ndërsa u fejuan në korrik, momente këto që përfunduan javën e kaluar. /Telegrafi/