Site icon Telegrafi

Ke frikë se mos mbetesh beqar/e? Ja ç’të bësh

Fobia se mos mbetesh beqare quhet “Anuptaphobia”

E njohur ndryshe edhe si “Bridget Jones Syndrome”, ajo konsiston në frikën irracionale dhe të qëndrueshme të të mbeturit beqar/e ose të mos pasurit të një marrëdhënieje romantike.

Për krijimin e kësaj sindrome është përgjegjëse edhe shoqëria, e cila e lidh martesën me suksesin dhe lumturinë. Duke e bërë detyrimisht të vështirë për çdo njeri që ta mendojë jetën i vetëm, përcaktuar nga standardet sociale.

Po si mund të tejkalohet kjo frikë dhe mbi të gjitha standardet e paqena që ka vendosur shoqëria?

Psikologët theksojnë se për të kaluar frikën duhet të ripërcaktosh limitet e suksesit dhe kënaqësisë personale vetëm në mënyrën si ti do ta shohësh veten dhe botën.

Promovimi dhe nxitja e vetëbesimit është hapi i parë për t’u fokusuar te rritja në nivel personal. Është e rëndësishme të mos e lidhim lumturinë tonë si individë apo suksesin me marrëdhëniet romantike, apo me praninë e një personi tjetër në jetën tonë.

Lexo po ashtu Nuk ka rregulla për të qenë beqar: Kjo është arsyeja pse të flisni me shumë partnerë

Sidoqoftë, nuk duhet harruar se të kesh raporte romantike të shëndetshme është e rëndësishme, por pa zhvillimin individual dhe personal, ato janë të destinuara për të dështuar, citon Anabel.

Kur të ndjesh se ke arritur nivelin e duhur të vetëpërmbushjes mund të nxisësh veten të dalë nga zona e rehatisë për ndonjë takim ose njohje të re, pa lënë mënjanë gjithë punën që ke bërë me veten. /Telegrafi/

Exit mobile version