Këngëtarja labe Poni është mjaft e pëlqyer nga publiku, dhe njëkohësisht shumë e ndjekur në rrjetet sociale.
Para katër muajsh ajo publikoi këngën e saj më të fundit “Më dhe emrin nënë”, e cila u prit jashtë mase mirë nga fansat e saj.
Ajo është mjaft prezente edhe nëpër programe të ndryshme televizive, gjersa së fundmi ka qenë e ftuar në një intervistë për MCN Radio në Shqipëri.
Poni ka rrëfyer për më të rejat e saj, teksa në një prej momenteve ajo ka veshur dorezat e boksit, dhe ka pozuar bashkë me moderatoren Roza lati në një fotografi.
Mesa duket karakteri temperament i Rozës, duke e ngacmuar me pyetje të vazhdueshme Ponin, ka bërë që kjo e fundit të marrë dorezat e boksit për çdo rast me vete.
Por, sigurisht që gjithçka është bërë për shaka, pasi ato të dyja ruajnë një raport shumë të mirë mes vete. /Telegrafi/