Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, e ka lëvduar ndikimin e Zlatan Ibrahmovicit tek ai duke iu referuar suedezit, si “vëlla i madh”.
Lojtari më i shtrenjtë në histori së bashku me sulmuesin veteran kaluan në Old Trafford gjatë afatit kalimtar veror.
Ata konsiderohen si dy yjet e skuadrës nën udhëheqjen e Jose Mourinhos dhe pritet shumë prej tyre këtë sezon.
Mesfushori e konsideron mentalitetin fitues të Ibras si përbërësin kryesor të ringjalljes së Djajve të Kuq.
“Ibrahimovicin e kam si një vëlla të madh. Ai ka mentalitet fitues dhe është një lojtar i shkëlqyer”.
“Ai është shumë i rëndësishëm në Manchester, me të mund t’i arrijmë objektivat tona”, ka deklaruar Pogba për televizionin francez TF1.
Qëkur ka arritur në te Unitedi, Ibra ka shënuar gjashtë gola në 11 paraqitje. /Telegrafi/