Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, në ka folur për reagimin e Cristiano Ronaldos, i cili u fiksua nga kamerat si i pakënaqur duke shfryrë në momentin e zëvendësimit, por ai dhe CR7 konfirmuar se kishte të bënte me një lojtar kundërshtar.
Santos siguroi se sjellja e Ronaldos nuk kishte të bënte me vendimin e tij për ta zëvendësuar, por ishte reagim ndaj një futbollisti kundërshtar, që e kishte ofenduar.
“Po, Ronaldo ishte shumë i mërzitur, por me lojtarin korean, që e ofendoi dhe i foli në fushë. Ai u kundërpërgjigj dhe kjo ishte krejtësisht normale”.
“Kam dëgjuar atë që tha koreani në anglisht dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë. Edhe Pepe e ndoqi koreanin pas ofendimit që i bëri Ronaldos”, ka thënë Fernando Santos.
Edhe CR7 ka folur pas ndeshjes për momentin, duke thënë se e kishte me njërin nga lojtarët kundështar.
“Para se të largohej nga loja, një lojtar i Koresë së Jugut më tha të largohesha nga fusha shpejtë. Unë i thashë që ta mbyllte gojën. Ai nuk ka autoritet, nuk ka nevojë të japë një mendim”, ka thënë Ronaldo.
Portugalia kaloi tutje si e para e grupit edhe pse humbi ndaj Koresë së Veriut. /Telegrafi/