Pak orë para se të lansohet kënga dhe klipi i ri, bashkë me fotosesionin, merret vesh se autore e tekstit të këngës “Sa shumë dhemb” dashnija’ është vet këngëtarja Yllka Kuqi.
Yllka që deri më tash kryesisht për tekstet e këngëve të saj ka angazhuar emra të njohur të shkrimit, kësaj here këtë përgjegjësi ia ka ndarë ekskluzivisht vetës.
Telegrafi sjell edhe një pjesë, shkëputje të tekstit nga refreni i këngës që pritet të lansohet shpejt, e të cilin pra Yllka e ka shkruar vet: “Sa shumë dhemb dashnija, kur afër nuk je; Ma mirë hiq pa ty… se me ty prap vet…”.
Se ku e ka gjetur frymëzimin për këtë tekst dhe a ka diçka personale që lidhet me këto vargje, për këtë temë Yllka nuk ka folur ende.
Megjithatë, ajo që dihet është se viti 2016 ka sjellë shumë ndryshime tek Yllka Kuqi, të paktën në qasjen dhe stilin krijues muzikor e krahas kësaj edhe një shtim të vëmendjes së mediave, pasi që këngëtarja krahas paraqitjeve në skenat e muzikës popullore, është parë shpesh nëpër studio të ndryshme muzikore dhe aso të bukurisë. Jo çdo herë në këto projekte ishe e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Astriti. /Telegrafi/