Site icon Telegrafi

Kë e do më shumë

Babai: Cilin e do më shumë, mua apo nënën?
Djali: Të dyve!
Babai: Të themi kështu: Unë shkoj në Paris, ndërsa nëna në Amerikë. Ku do të shkoje ti?
Djali: Në Amerikë.
Babai: E pse?
Djali: Sepse është një vend i jashtëzakonshëm.
Babai: Në rregull. E nëse shkoj unë në Amerikë, e nëna në Paris. Ku do të shkoje?
Djali: Në Paris.
Babai: E pse?!
Djali: Po unë tashmë isha në Amerikë…

Exit mobile version