Telegrafi

KE: Barroso kërkon hetime për krizën e fluturimeve

Ky është bllokimi më i madh i hapësirës ajrore prej sulmeve kundër Shteteve të Bashkuara, më 11 shtator 2001.

Raportohet se kompanitë ajrore humbin nga 200 milionë dollarë në ditë, derisa dhjetëra mijëra pasagjerë po kërkojnë mënyra alternative të udhëtimit.

Agjencia evropiane për kontrollin e aviacionit raportoi se vetëm 4.000 fluturime priten të dielën, kryesisht në vendet e Ballkanit, në Greqi dhe Turqi, krahasuar me numrin e fluturimeve që është 24.000, në kushtet normale.

Sipas agjencisë, 63.000 fluturime janë anuluar në hapësirën ajrore evropiane prej të enjtes. /rel/